“Djajtë e Kuq” pas mbrojtësit të PSG-së

Futboll

“Djajtë e Kuq” pas mbrojtësit të PSG-së

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 10:20
Nordi Mukiele

Manchester United tashmë është duke menduar për ta forcuar repartin e mbrojtjes në afatin kalimtar të janarit.

Sipas “Fichajes.net” klubi nga Old Traffordi’ është i interesuar për mbrojtësin e PSG-së, Nordi Mukiele.

Krerët e klubit anglez, thuhet se shumë shpejtë do të kontaktojnë agjentin e lojtarit për ta shikuar mundësinë e transferimit të Mukiele tek “Djajtë e Kuq”.

Menaxheri i Man United, Erik ten Hag mësohet se preferon mbrojtësin e parisienëve, të dëshiron ta ketë në skuadër për pjesën e dytë të garave.

Lojtari luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë, por ai mund të luajë edhe si qendërmbrojtës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat