Trajneri i Çekisë nuk pranon të largohet pas humbjes shkatërruese me Shqipërinë

Futboll

Trajneri i Çekisë nuk pranon të largohet pas humbjes shkatërruese me Shqipërinë

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 11:18
Silhavy

Pas shkarkimit të Santos, Silvinjos rrezikon që të bëj “kokë turku” edhe një tjetër koleg të tijin.

Silhavy, trajneri i çekëve, pritet që ta mbyll bashkëpunimin me këtë Kombëtare pas shumë vitesh pune.

Humbja 3-0 kundër Shqipërisë shihet si një goditje “knock-out”, por vetë Silhavy nuk është gati që të jap dorëheqjen.

“Dorëheqja? Sigurisht që roli im duhet të zgjidhet nga personat e tjerë, kjo është e qartë.

Detyra ime është që të përgatis ekipin për të dielën, që është një kohë e shkurtër. Nuk e di se çfarë do të vendosin drejtuesit.

Sigurisht që humbja me shifrat 0-3 është rezultat i keq. Hymë shumë keq në ndeshje, Shqipëria luajti mirë në mbrojtje”, tha SIlhavy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat