Berisha tregon pikat e forta të kampionëve kuqezi

Futboll

Berisha tregon pikat e forta të kampionëve kuqezi

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 11:36
Etrit Berisha

Pas fitores së thellë ndaj Çekisë, kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha ku ka falënderuar të gjithë djemtë e ekipit dhe tifozët për një mbrëmje të paharrueshme.

Portieri i portës kuqezi deklaroi se puna pa pushim dhe sakrifica janë pikat e forta të këtij ekipi, që tashmë e di forcën e tij.

“Kemi një ekip me kualitet, vijmë në këtë pikë me sakrifica e punë.

Të gjithë lojtarët e dinë që duhet të mundohemi shumë.

Në fund të pjesës së parë bëmë disa gabime, pasi vetëbesimi i tepërt bëri që gjërat të ndryshojnë.

Na ndihmoi pushimi dhe u kthyem vrullshëm në pjesën e dytë”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat