Klopp me dhimbje koke

Futboll

Klopp me dhimbje koke

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 12:02
Klopp

Mbrojtësi i krahut të Liverpool, skocezi Andrew Robertson është rikthyer pranë skuadrës së tij të “reds” pas dëmtimit që pësoi dje në ndeshjen që kombëtarja e tij zhvilloi ndaj Spanjës (iberikët fituan 2-0). Ai u dëmtua në shpatull dhe dyshohet se ajo i ka dalë vendit.

Robertson pësoi dëmtim gjatë pjesës së parë të ndeshjes kualifikuese për Euro 2024, pas një përplasje me portierin spanjoll Unai Simon. Ai u trajtua nga stafi mjekësor i Skocisë përpara se të detyrohej të largohej nga fusha po në pjesën e parë.

29-vjeçari u largua nga fusha duke mbajtur një mbrojtëse të improvizuar në krahun e tij.

“Ne do të shohim se si është Andrew dhe si do të vendoset për sfidën e tij të radhës.

Shpresojmë që ai të jetë gati për klubin e tij sa më shpejt të jetë e mundur dhe i gatshëm të na ndihmojë në nëntor”, tha trajneri i kombëtares skoceze.

Një dëmtim i rëndësishëm për trajnerin Jurgen Klopp, që humbet një nga titullarët në prag të derbit me Everton më 21 tetor. Këtë sezon, Robertson ka luajtur në 8 ndeshje të Premier League me “reds”, duke realizuar edhe një gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat