Casemiro hedh “pas krahëve” barazimin ndaj Venezuelës

Futboll

Casemiro hedh “pas krahëve” barazimin ndaj Venezuelës

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 12:21
Casemiro

Casemiro hedh “pas krahëve” barazimin ndaj Venezuelës!

Brazili nuk ka shkuar më shumë se barazimi, 1:1 ndaj Venezuelës, në përballjen e vlefshme për fazën kualifikuese të Kupës së Botës 2026, duke zhgënjyer jo pak futbolldashësit e pranishëm të “Arena Pantanal” të Kuaibës.

Pas përfundimit të sfidës, tepër i zhgënjyer u duk të ishte dhe “lideri” i mesfushës, Casemiro, me kapitenin e “seleçao”-ve, që vendosi të hidhte “pas krahëve” barazimin ndaj Venezuelës dhe të vendoste fokusin në përballjen e radhës ndaj Uruguajit.

“Tani duhet të mbajmë kokën ulur dhe të mendojmë për ndeshjen me Uruguain. Ne donim të sulmonim, ata donin të mbroheshin dhe ne nuk mund t’i thyenim ata”,- u shpreh kapiteni i Kombëtares “seleçao”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat