Tre kombëtare sigurojnë matematikisht kualifikimin në Europian

Futboll

Tre kombëtare sigurojnë matematikisht kualifikimin në Europian

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 23:07
Foto ilustrim

Franca, Portugalia dhe Belgjika janë 3 kombëtaret e para që sigurojnë matematikisht kualifikimin në Europianin e 2024-t, duke iu bashkuar kështu Gjermanisë, e cila është e kualifikuar automatikisht si vend organizator.  

Triumfet në ndeshjet e sotme, kanë sjellë kualifikimin zyrtar.

Të 3 këto kombëtare, kanë arritur të bëjnë gjithçka mirë në 6 duelet e para të grupit duke festuar kështu kualifikimin edhe pse kanë mbetur 2 ndeshje nga fundi i fazës së grupeve.  

Franca kryeson Grupin B me pikë të plota në 6 ndeshje dhe me një golavarazh +12, po me pikë të plota udhëheq edhe Portugalia e Kristiano Ronaldo, që e ka golavarazhin + 25. 

Ndërkohë Belgjika, kombëtarja e tretë e kualifikuar, ka arritur të sigurojë 5 fitore dhe 1 barazim. Golavarazhi +13. Në ndeshjet në vijim do të plotësohet edhe “pazëlli” i Europianit, i cili pritet të jetë spektakolar si gjithmonë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat