Trajneri i Nigerisë: Nuk dua ta bëj të qëndrojë jashtë dy muaj

Futboll

Trajneri i Nigerisë: Nuk dua ta bëj të qëndrojë jashtë dy muaj

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 11:13
Osimhen

Trajneri i Nigerisë, José Peseiro ka folur edhe një herë për problemet fizike që ka pësuar qendërsulmuesi në ndeshjen miqësore ndaj Arabisë Saudite.

Osimhen, i dëmtuar me Nigerinë, gjendja e tij është shqetësuese.

Sulmuesi u dëmtua gjatë ndeshjes miqësore të luajtur në Portugali ndaj Arabisë Saudite të Roberto Mancinit.

Trajneri i Nigerisë, José Peseiro, foli për OmaSportsTV: “Ne jemi në kontakt me Napolin, në fund të çdo ndeshje dërgojmë një raport për të përditësuar klubet pasi jemi përgjegjës për shëndetin e lojtarëve. Osimhen është fantastik, të gjithë kemi nevojë për të”.

“Tani ata do të bëjmë analizat dhe më pas do të vendosim nëse ai do të kthehet te Napoli apo do të qëndrojë këtu bazuar në shkallën e dëmtimit.

Por, për tri ditë, ta lëmë atë të luajë përsëri mund të jetë e rrezikshme, ndoshta ai do të humbasë ndeshjen e radhës”.

“Të rrezikosh më pas do të nënkuptojë që ta lë jashtë fushës për një ose dy muaj. Natyrisht do të doja që ai të luante, por ne duhet të respektojmë klubet që e paguajnë. Kjo vlen për të gjithë”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat