Aston Villa i beson Zaniolos

Futboll

Aston Villa i beson Zaniolos

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 13:44
Zaniolo

Emri i Nicolo Zaniolos është pjesë e hetimeve që ka nisur Prokuroria e Torinos në lidhje me disa futbollistë që vendosin baste në platforma ilegale. Anësori u largua menjëherë nga grumbullimi me Italinë në momentin që u publikua emri i tij në media.

Megjithatë, te Aston Villa, klubi aktual i sulmuesit kanë vendosur t’i besojnë. Drejtori Monchi e fton Zaniolon të stërvitet mirë pasi i beson deklaratat e futbollistit se nuk ka vendosur kurrë bast për ndeshje futbolli.

“Nëse gjërat janë ashtu siç thotë ai, nuk ka asnjë problem. Tani duhet vetëm të mendojë për stërvitjen, të stërvitet mirë sepse kemi ndeshje për të fituar”.

Klubi anglez ndjek me vëmendje zhvillimet që vijnë nga Italia për lojtarin e tyre, e nëse konfirmohet se Zaniolo nuk ka vendosur bast për ndeshje futbolli, atëherë nuk do ketë asnjë penalizim nga anglezët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat