​Ukraina-Maqedonia e Veriut, formacionet zyrtare

Futboll

​Ukraina-Maqedonia e Veriut, formacionet zyrtare

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 14:11
Foto ilustrim

Ukraina dhe Maqedonia e Veriut do të përballen sot kokë më kokë për të siguruar pikët e plota në këtë ndeshje të vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Stadiumi “epet ARENA” i Pragës do të jetë nikoqir i kësaj përballjeje interesante, e cila i takon Grupit C të këtyre kualifikimeve.

Momentalisht, Ukraina zë vendin e tretë në tabelë në kuotën e shtatë pikë, aq sa ka edhe Maqedonia e Veriut në vendin e katërt, dhe Italia në vendin e dytë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare, ku ai i Maqedonisë së Veriut, Blagoja Milevski ka vendosur që t’i fus katër futbollistë me prejardhje shqiptare në formacionin titullar.

Ezgjan Alioski, Enis Bardhi, Visar Musliu dhe Agon Elezi janë titullar te Maqedonia e Veriut.

Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Ukraina (4-2-3-1): Trubin; Mykolenko, Matviienko, Zabarnyi, Konoplya; Zinchenko, Stepanenko; Mudryk, Sudakov, Zubkov; Dovbyk

Maqedonia e Veriut (3-5-2): Dimitrievski; Manev, Serafimov, Musliu; Ashkovski, Elezi, Atanasov, Bardhi, Alioski; Elmas, Miovski

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat