Formacioni i yjeve të futbollit që u “pensionuan” në vitin 2023

Futboll

Formacioni i yjeve të futbollit që u “pensionuan” në vitin 2023

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 15:33
Formacioni

Viti 2023, ndonëse nuk është mbyllur akoma, rezulton si viti i pensionimit të disa yjeve të futbollit. Madje gjatë periudhës 9-mujore mund të bësh një formacion të mundshëm me yje të futbollit që kanë varuar “këpucët në gozhdë”.

Padyshim një formacion me yje që në vetëve mbajnë shumë trofe të fituar dhe të ngritura nga duart e tyre.

Porta i takon legjendës italiane, Xhixhi Bufon, që menjëherë pasi la futbollin e luajtur, iu bashkua stafit të kombëtares italiane.

Mbrojtja e formacionit të pensionistëve yje të 2023-shit përbehet nga Zhao Miranda, Diego Godin dhe Sime Vrsaljko. Mesfusha e përbërë me katër:  Teo Uolkot, Mesut Ozil, Çesk Fabregas dhe spanjolli Hoakin.

Sulmi është i përbërë nga një tredhëmbësh potent me Zlatan Ibrahimoviç në majë i mbështetur nga Eden Hazard dhe David Silva nga krahët.

Lista e yjeve të futbollit që janë tërhequr nga futbolli i luajtur në vitet e fundit është më  gjatë, ku përveç të lart përmendurve duhen përmendur edhe Runi, Van persi, Jaja Ture, Higuain, Aguero, Fernando Torres, Bejl, Riberi, Roben.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat