Chiellini zgjedh pasardhësin

Futboll

Chiellini zgjedh pasardhësin

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 16:04
Chiellini

Giorgio Chiellini ka folur për Italinë e re të Luciano Spalletti-t në një intervistë të dhënë për Planetwin365.news.

“Besoj se Spalletti ka potencialin për të hapur një cikël të ri te kombëtarja, nuk kam dyshime se është trajneri i duhur.

“Ka bërë mirë kudo që ka shkuar dhe këtë e shikoj si një kurorëzim të karrierës së tij të madhe.

“Më pas duhet të thënë se Italia ka një bazë të mirë me lojtarë me perspektivë, sepse ka shumë lojtarë të rinj të mirë që në dy ose katër vitet e ardhshëm mund të arrijnë pjekurinë e plotë”.

Pikërisht duke folur për të rinjtë, Girogio ka folur për brezin e ri të mbrojtësve “axurrë”:

“Është një brez i tërë që në 2026-ën dhe në 2028-ën do të ketë shumë ndeshje më Italinë dhe një eksperiencë të madhe.

Si Bastoni, e njoh mirë, është një nga qendërmbrojtësit më të mirë në qarkullim dhe për mua është mes më të mirëve në botë.

“Edhe Giorgio Scalvini-n e kam njohur dhe më është dukur një djalosh me shumë potencial.

Sa më shumë do të luajnë bashkë, aq më mirë do të jetë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat