Irlanda Veriore triumfon ndaj San Marinos

Futboll

Irlanda Veriore triumfon ndaj San Marinos

Nga: K.G. Më: 14 tetor 2023 Në ora: 16:51
Irlanda Veriore

Irlanda Veriore ka marrë tre pikë në duel me San Marinon, duke e mundur me rezultat 3:0 në ndeshjen që u zhvillua në Belfast.

Golat i realizuan Smyth (5'), Magennis (11') e McMenamin (81’).

Kjo është fitorja e dytë për Irlandën Veriore, ndërsa San Marino deri me tash përveç që ka pësuar 24 gola nuk ka realizuar asnjë gol, pra për 7 ndeshjet e Grupit H të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Sllovenia kryeson me 13 pikë, pasojnë Danimarka me 13, Finlanda 12, Kazakistani 12, Irlanda Veriore 6 dhe San Marino 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat