Kjo që ndodhi në Leverkusen për Granit Xhakën, është e mahnitshme

Futboll

Kjo që ndodhi në Leverkusen për Granit Xhakën, është e mahnitshme

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 20:34
Xhaka

Granit Xhaka është lojtari me fanellën më të shitur te Leverkuseni!.

Mesfushori dhe kapiteni i Zvicrës është shumë i popullarizuar dhe i dashur për tifozët e këtij ekipi pasi ka treguar paraqitje fenomenale duke ndihmuar ekipin të renditet i pari në tabelë.

31-vjeçari ka gjithsej shtatë ndeshjeve me Leverkusenin dhe është lider në Bundesligë me 19 pikë, një pikë më shumë se Stuttgarti dhe dy më shumë se Bayern Munichu e Dortmundi.

Fanella e tij është shitur edhe më shumë sesa ajo e Victor Bonifaces, transferimit tjetër të madh të Leverkusenit që ka shënuar shtatë gola në po aq ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat