Italia me lehtësi ndaj Maltës 

Futboll

Italia me lehtësi ndaj Maltës 

Nga: K.G. Më: 14 tetor 2023 Në ora: 22:39
Italia

Italia ka marrë tre pikë ashtu siç pritej në duel me Maltën, duke e mposhtur me rezultat 4:0 në kuadër të Grupit C të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.

Italianët arkëtuan tre pikë me lehtësi në xhiron e 7-të.

Golat i realizuan Bonaventura (23'), Berardi (45+1' e 64') e Frattesi (90+4'). 

Anglia kryeson me 13 pikë, pasojnë Italia me 10, Ukraina 10, Maqedonia e Veriu 7 dhe Malta 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat