Laçi: Më vjen keq për shokët në Spartën e Pragës

Futboll

Laçi: Më vjen keq për shokët në Spartën e Pragës

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 12:56
Laçi

Pas fitores 3-0 me Republikën Çeke, Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë sfidën e radhës përballë, miqësoren me Bullgarinë në “Air Albania”. Mesfushori kuqezi, Qazim Laçi u shpreh se skuadra ka si synim vendin e parë dhe se nuk ka rëndësi kush është titullar ose jo.

“Jemi pak të çliruar sepse ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për të marrë tre pikët. Ne jemi gjithmonë me këmbë në tokë, s’ka mbaruar gjë akoma. Kanë ngelur dhe dy ndeshje për t’u kualifikuar në Europian.

Objektivi ishte kualifikimi në Europian. Tani si objektiv të dytë kemi vendin e parë dhe për atë do luftojmë.

Besoj se trajneri Silvinjo i njeh të gjitha vlerat e lojtarëve. Jemi të gjithë të rëndësishëm për ekipin. Edhe ndeshje miqësore, edhe ndeshje kualifikuese trajneri ka besim te të gjithë lojtarët. Dhe për ne qënuk kemi shumë minuta me ekipin Kombëtar është një mundësi e mirë.

Shokët te Sparta e Pragës? Nuk ishin shumë të kënaqur. Dhe mua më vjen keq dhe shpresoj që ata të kualifikohen në fund.

Besoj se brenda dhe jashtë fushës kemi shumë pozitivitet me njëri-tjetrin. Kjo ka shumë rëndësi dhe rezultatet janë shumë pozitive. Si miqësoret si ndeshjet zyrtare ne do të mundojmë t’i fitojmë të gjitha.

Besoj se niveli i ekipit Kombëtar është ngritur. Të gjithë lojtarët janë në kampionatet më të mira në botë. Të gjithë japin maksimumin. Në çdo ndeshje kemi 11 lojtarë, nuk mund të futësh më shumë. Ndihemi të gjithë krenar dhe tani kemi një shans shumë të madh për të bërë ëndrrat e shqiptarëve dhe tonat, kualifikimi në Europian.

Nga dita e parë që kemi filluar ndeshjen me Poloninë, i kemi bërë thirrje tifozëve. E ndjenim që do të ishte radha jonë kësaj radhe. Tani është gjë e mirë kur shikon “Air Albania”-n plot. Ke besimin e tifozëve. I falënderoj shumë. Kjo miqësore do të jetë gjë shumë e mirë për ne”, u shpreh Laçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat