Haaland para ndeshjes me Spanjën: Norvegjia të na mbështesë

Futboll

Haaland para ndeshjes me Spanjën: Norvegjia të na mbështesë

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 13:16
Haaland

Pas tri ndeshjesh pa shënuar (2 në Premier League dhe 1 në Champions League), Erling Haaland është kthyer te goli.

Ai ka shënuar dy gola në suksesin e Norvegjisë në Qipro në Larnaka (0-4) për të ruajtur shpresat kualifikuese të nordikëve, e cila do të duhet të mundë Spanjën në Oslo sot dhe më pas të bëjë të njëjtën gjë në nëntor me Skocinë ose të shpresojë që spanjollët të dështojnë në dy ndeshjet e tjera që mbeten.

Tifozët qipriotë duartrokitën sulmuesin e Mançester Sitit, i cili befasoi me reagimin e tij në deklaratat për “TV2”. “Ndonjëherë është pak stresuese dhe kam filluar të lodhem pak me emrin tim”. Edhe pse ai sqaroi: “E vlerësoj mbështetjen, ndaj nuk do të ankohem”.

Pas kësaj, Haland i është kthyer ndeshjes së radhës kundër Spanjës. Shanset e Norvegjisë mbeten të pakta, por Haland është i mendimit se nordikët duhet ta provojnë, duke kërkuar mbështetjen e publikut në Oslo.

“Për ne ishte një fitore e rëndësishme dhe tani duhet të fillojmë të mendojmë për Spanjën.

Tani na mbetet vetëm të kthehemi në shtëpi, në Oslo, dhe të përgatitemi mirë për ndeshjen e radhës. Ne e dimë që Spanja është një ekip i mirë, një nga më të mirët. Ne duhet të bëjmë më të mirën dhe e gjithë Norvegjia duhet të na mbështesë”, tha Haland për angazhimin ndaj ekipit të drejtuar nga Luis de la Fuente.

Dy golat kundër Qipros nënkuptojnë se Haland ka tashmë 27 gola në 27 paraqitje ndërkombëtare me Norvegjinë, një sukses i madh.

Në moshën 23-vjeçare, ai është në vendin e dytë në mesin e golashënuesve më të mirë në historinë e kombëtares norvegjeze, gjashtë gola prapa Jorgen Juves, i cili shënoi 33 gola në 45 ndeshje ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat