Kaos në Bosnje për shkak të Ronaldos! Policia po kërkon gjithçka

Futboll

Kaos në Bosnje për shkak të Ronaldos! Policia po kërkon gjithçka

Nga: K. Goca Më: 15 tetor 2023 Në ora: 13:35
Ronaldo

Kombëtarja e Bosnjës dhe Hercegovinës mirëpret Portugalinë në kualifikueset për Kampionatin Evropian, dhe vëmendje të madhe po tërheq ardhja e yllit Cristiano Ronaldo.

Portugezët do të zbarkojnë sot në Bosnje, ku të hënën në orën 20:45 do të luajnë kundër Bosnjës në kuadër të Grupit J.

Siç raporton “Klix.ba”, hoteli Zenica ku do të qëndrojë ai do të jetë tërësisht i mbyllur për publikun.

“Kombëtarja portugeze ka rezervuar të gjithë hotelin për vete, duke dashur qetësi dhe përqendrim të plotë para ndeshjes.

Policia ka inspektuar të gjitha dhomat”, shkruan portali boshnjak.

Delegacioni i Portugalisë do të zbarkojë në orën 14:05 në aeroportin e Sarajevës nga Porto dhe janë ndërmarrë masa të forta sigurie.

"Ronaldo po merr me vete sigurimin privat, dhe siguria shtesë e policisë, më shumë se 50 eprorë, si dhe siguria shtesë do të angazhohen para dhe në hotel. 

Parkingu është i mbyllur për publikun, ashtu si hoteli", shkruan më tej.

Portugezi ka qëndruar në të njëjtin hotel 12 vite më parë dhe në katin e pestë në dhomën 507 që e mban edhe emrin e Cristiano Ronaldos.

Tani do të flejë sërish aty dhe nuk bie shumë në sy në krahasim me dhomat e përfaqësuesve të tjerë portugez.

Një shtrat standard, një tavolinë dhe kolltuqe, një tualet me vaskë dhe një pamje drejt stadiumit të atletikës Kamberoviç.

Ronaldo nuk ka pasur ndonjë kërkesë të veçantë, ndërsa herën e fundit ka kërkuar vetëm supë me perime dhe më shumë akull.
Portugalia tashmë është kualifikuar në EURO, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina ka një rast për në play-off pasi aktualisht është e katërta në grup me nëntë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat