Muçi e do vendin e parë në grup, i lumtur që është pjesë e Shqipërisë

Futboll

Muçi e do vendin e parë në grup, i lumtur që është pjesë e Shqipërisë

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 14:29
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi foli sot në konferencë për media para miqësores me Bullgarinë.

Muçi tha të gjithë në kombëtare e kanë dashur që nga fillimi kualifikimin në Evropian, ndërsa për sfidën ndaj Bullgarisë ai tha se nuk e sheh si miqësore.

“Çfarë e ka ndryshuar këtë skuadër? “Të them të drejtën të gjithë ekipi, të gjithë çunat kanë grintë që ne të shkojmë në Evropian. Që nga fillimi I këtyre kualifikuesve, të gjithë kemi pasur këtë objektiv, kështu që të gjithë jemi shumë të lumtur që arritëm që të merrnim një fitore shumë të madhe me Çekinë. Do fokusohemi te këto dy ndeshjet e mbetura, që pse jo të jemi në vendin e parë të grupit. Sfida me Bullgarinë? Të them të drejtën këtë ndeshje nuk e shikojmë shumë miqësore, e shikojmë më shumë si një ndeshje zyrtare. Shpresoj që të luajmë sa më mirë dhe të paraqitemi sa më mire përballë tifozëve tanë. Kështu që do të jetë një ndeshje që do luftojmë shumë dhe do të duam që ta fitojmë”, tha Muçi.

Po ashtu, Muçi u shpreh tejet i lumtur që është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë.

“Afeksioni i tifozëve dhe minutat e munguara? Normal jam shumë i lumtur që marr atë lloj afeksioni nga tifozët dhe nga njerëzit që më rrethojnë. Kështu që jam shumë i lumtur që jam pjesë e kësaj kombëtareje dhe afër këtyre çunave që më suportojnë edhe mua gjatë gjithë kohë”, tha Muçi.

Më tej, Muçi zbuloi edhe se çfarë i tha Sylvinho pas dy golave ndaj Aston Villës në Ligën e Konferencës.

“Të them të drejtën, përveç komplimenteve kemi folur se si mund të përmirësohem unë si futbollist. Ai më ka ndihmuar që nga hera e parë që jam grumbulluar këtu në Kombëtare. Është një trajner shumë I mirë dhe të gjithëve na ndihmon të bëjmë mirë në klubet tona dhe te Kombëtarja”, tha Muçi.

Për fund, sulmuesi i Legias tregoi edhe mesazhet e shokëve polak, pas fitores me Çekinë.

“Mesazhet e polakëve, pas fitores me Çekinë? Te ekipi im edhe për fitoren që bëmë kundër Çekisë shumë nga lojtarët më thanë: Faleminderit që fituat. Edhe unë jam shumë I lumtur që tek ekipet tona kemi krijuar një lloj afeksioni. Për ne është shumë gjë e mirë”, tha Muçi.

Miqësorja e Shqipërisë me Bullgarinë do të zhvillohet të martën me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Air Albania”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat