Prapaskenat me Guardiolën

Futboll

Prapaskenat me Guardiolën

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 16:11
Bellingham

Real Madrid fitoi garën me Manchester Cityn për shërbimet e Jude Bellingham, një nga lojtarët më të talentuar anglez, dhe jo vetëm.

“Los Blancos” arritën akordin me drejtuesit e Borussia Dortmund për 103 mln euro, që me bonuse mund të kapë shifrën 133 mln euro.

20-vjeçari është përshtatur shumë shpejt te Reali, madje është kthyer në një “snajper”, duke bërë të harrohet për disa momente Karim Benzema.

Bellingham numëron 10 gola dhe 3 asiste me skuadrën e Carlo Ancelottit mes kampionatit spanjoll dhe Champions League.

Mesfushori anglez, i cili po luan më afër portës te Reali, është kthyer në idhullin e ri të tifozëve të Realit.

Pep Guardiola tentoi deri në fund ta bindë lojtarin të pranonte ofertën e Citizens, teksa trajnerit spanjoll nuk i shërbeu as një telefonatë prej 3 orësh me Bellingham.

Ndërkohë, nga ana tjetër u përfshi edhe Vinicius Junior. “Ylli” brazilian i Realit është shprehur se i dërgonte mesazhe pafund anglezit kur ishte ende te Dortmundi.

Dhe nuk e kishte vendosur akoma se ku do të transferohej. Vinicius inistoi pafund për t’i mbushur mendjen të transferohej në “Santiago Bernabeu”. Dhe në fund ashtu ndodhi.

Te Reali janë të lumtur që kanë siguruar një futbollist të mrekullueshëm, ndërkohë që Pep Guardiola u dorëzua më në fund. Duke e pranuar se nuk mund të kishte në dispozicion talentin dhe goleadorin Bellingham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat