Angli - Itali, zgjidhet arbitri

Futboll

Angli - Itali, zgjidhet arbitri

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 16:28
Italia

Italia ka marrë një fitore bindëse 4-0 kundër Maltës të shtunën në mbrëmje, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Tani, skuadrën e Spalletti-t e pret një provë e vështirë.

“Axurrët”, në fakt, do të përballen të martën në Wembley me Anglinë. Një ndeshje që do të drejtohet nga arbitri francez Clement Turpin.

Ndihmësit e tij do të jenë bashkëkombësit Nicolas Danos dhe Erwan Finjean, arbitri i katërt do të jetë Ruddy Buquet. Në Var Jerome Brisard dhe Pierre Gaillouste.

Arbitri kryesor ka një precedent të dhimbshëm me italianët.

Në fakt, Clement Turpin ai ka drejtuar Itali-Maqedoni e Veriut në Palermo, që ka sjellë eliminimin e “Axurrëve” nga kualifikueset për në Kupën e Botës.

Kohët e fundit, ai ka drejtuar Napoli-Real Madrid në Champions League, ndeshje e fituar 3-2 nga spanjollët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat