Gol spektakolar i Xherdan Shaqirit kundër Bjellorusisë! Një përfundim i çuditshëm për Zvicrën

Futboll

Gol spektakolar i Xherdan Shaqirit kundër Bjellorusisë! Një përfundim i çuditshëm për Zvicrën

Nga: K. Goca Më: 15 tetor 2023 Në ora: 18:55
Xherdan Shaqiri me shokë feston

Zvicra ka barazuar me rezultat 3:3 me Bjellorusinë, në ndeshjen e vlefshme të grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.

Në minutat e fundit tifozët në kor Shaqiri, Shaqiri, Shaqiri.

Kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri si zakonisht e nisën nga minuta e parë. 

Gol spektakolar i Xherdan Shaqirit kundër Bjellorusisë!

Një rezultat i çuditshëm.

Deri në minutën e 89-të Bjellorusia ka avancuar me 1:3.

Xherdan Shaqiri ka shënuar eurogol. Ai nga rreth 18 metra shënon në këndin e epërm të djathtë në minutën e 29-të. 

Në minutën e 61-të, futbollisti Maks Ebong ka shënuar me kokë për rezultatin 1:1. Mbrojtja e Zvicrës e ka harruar Maks Ebongun dhe ky nuk i fali zviceranët.

Andi Zeqiri futet në lojë në minutën e 63-të.

Në minutën e 67-të, Amdouni në rast ideal por nga afërsia nuk e mposht portierin Ignatoviq.

Pas dy minutave (69’) ndodhi çudia, mbrojtja në gjumë e Zvicrës, Denis Polyakov ka shënuar me kokë në pjesën e epërme të majtë, 1:2 për Bjellorusinë.

Në minutën e 84-të, Dmitri Antilevski i shmanget mbrojtjes dhe shënon për 1:3. 

Goli  tij u desh të vërtetohet nga sistemi VAR.

Në minutën e 89-të, Xherdan Shaqiri nga goditja e dënimit ka asistuar për bukuri dhe Manuel Akanji ka realizuar nga afërsia, 2:3.

Në minutën e 90-të, Zeki Amdouni ka barazuar rezultatin 3:3 pas asistimit të kapitenit Xhaka.

Së pari topi godet traversën e kthehet sërish të Amdouni dhe barazohet rezultati 3:3. 

Në minutën e 90+5, Shaqiri godet nga rreth 20 metra, topi kalon portierin por një mbrojtës me kokë heq topin nga vija fatale.

Zvicra kryeson me 15 pikë dhe Bjellorusia është në vend të pestë me 6 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat