Xherdan Shaqiri ngre gishtin: Është e vështirë të thuash se çfarë po ndodh këtu 

Futboll

Xherdan Shaqiri ngre gishtin: Është e vështirë të thuash se çfarë po ndodh këtu 

Nga: K. Goca Më: 15 tetor 2023 Në ora: 21:35
Xherdan Shaqiri

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, ka regjistruar 117 ndeshje ndërkombëtare në fanellën e kombëtares së Zvicrës, dhe është një nga të paktët zviceranë që bindin me një gol ëndrrash për të kaluar në epërsi (1:0) dhe një asistim për të bërë rezultatin 2:3. 

Ndeshja mes Zvicrës dhe Bjellorusisë ka përfunduar baras (3:3) në kuadër të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Xhaqiri tund kokën duke mos besuar para se të nisë për të folur. 

“Është e vështirë të thuash se çfarë po ndodh këtu.

Nuk ishte e lehtë të luash kundër bjellorusëve në mbrojtje. 

Gjëja pozitive është se ne kemi treguar moral.

Por kjo është e vetmja gjë”, tha Shaqiri, transmeton mediumi zviceran “Blick”.

Shaqiri ngre gishtin paralajmërues për Kampionatin Evropian të ardhshëm, verën e ardhshme, për të cilin Zvicra ende nuk është kualifikuar.

“Ne patjetër duhet të përmirësohemi sepse nuk kemi mbaruar ende.

Nëse dëshironi të luani turne të mirë në të ardhmen, shfaqje të tilla nuk do të mjaftojnë”, ka përfunduar Shaqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat