Tufa: Do ta zhdukja fjalën ‘kosovar’ e ‘maqedonas’, ata janë shqiptarë”

Futboll

Tufa: Do ta zhdukja fjalën ‘kosovar’ e ‘maqedonas’, ata janë shqiptarë”

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 23:23
Bashkim Tufa

Bashkim Tufa ka qenë i pranishëm në emisionin “Ora Sport” për të diskutuar rreth Kombëtares shqiptare.

Gazetari i njohur ka kërkuar një Kombëtare të përbashkët, që sipas tij do të ishte më e fortë se skuadra aktuale.

Sipas tij, termat ‘kosovarë’ dhe ‘maqedonas’ nuk duhet të ekzistojnë, pasi në fund të fundit, të gjithë janë shqiptarë.

“Në fakt, shumë vite më përpara kam thënë që ne duhet të kemi një Kombëtare.

Sepse mund të kemi një Kombëtare shumë dinjitoze, jo të zhdukim Kombëtaren tjetër.

Shqipëria ka shansin më të madh në raport me të tjerët për të bërë një seleksionim dhe për të paraqitur një Kombëtare të shqiptarëve shumë më të fortë se kjo.

Shumë më të fortë nëse jemi një. Pati disa debate, që i morëm (lojtarë) Kosovës. Histori koti që sot duken qesharake.

Madje do t’i fshija këto ‘kosovarë’. Jo vetëm një Kombëtare, por do të zhdukja dhe fjalën ‘kosovar’, ‘maqedonas’.

Ata janë shqiptar. Nuk themi ne ai është vlonjat. Ai është shqiptar në radhë të parë”, ka deklaruar Bashkim Tufa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat