Babai i Lirim Kastratit reagon ashpër ndaj udhëheqëve të Kosovës

Futboll

Babai i Lirim Kastratit reagon ashpër ndaj udhëheqëve të Kosovës

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 23:36
Lirim Kastrati

Futbollisti kosovar, Lirim Kastrati, ka debutuar në moshën 18-vjeçare me Kosovën, saktësisht me 9 tetor 2017 me ftesën e selektorit Albert Bunjaku.

Prej atëherë Kastrati ka 12 ndeshje gjithsej me Kombëtaren e Kosovës.

Kosova tashmë ka humbur gjasat për kualifikim në Euro 2024 dhe ndeshja me Andorrën ishte një mundësi e mirë për lojtarë të rinjë të cilët debutuan e nuk ishin standard me ekipin dardan.

Babai i mbrojtësit Lirim Kastrati, Muharremi, ka reaguar ashpër që i biri tij nuk pati rastin të paraqitet për Kosovën në ndeshjen ndaj Andorrës.

“Dardanët’ e fituan 3:0 ndeshjen ndaj Andorrës, ndërsa Kastrati nuk pati rastin të paraqitet asnjë minutë.

Sipas babait, Kastrati është zgjedhur lojtari më i mirë në ligën hungareze ndërsa te Kosova s’po luan.

“Përshëndetje të përzemërta shikuesve dhe simpatizuesve të kombëtares së Kosovës. Lirim Kastrati, lojtari më i mirë në Ligën e Parë hungareze në pozitën e mbrojtësit. Kurse, në kombëtaren e Kosovës nuk e shtin në lojë…

Turpi i udhëheqësve s’ka koment”, shkruan në postimin e babait të Lirim Kastratit në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat