Munishi i ashpër me FFK-në: Të ndërrohet kjo mendësi, për futboll ligjërata ditën dhe natën ju mbaj

Futboll

Munishi i ashpër me FFK-në: Të ndërrohet kjo mendësi, për futboll ligjërata ditën dhe natën ju mbaj

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 10:02
Ismet Munishi

Trajneri dhe analisti, Ismet Munishi, ka thënë se duhet të ndërrohet mendësia në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Munishi me ironi tha se për ”futboll ligjërata ditën dhe natën ju mbaj”.

Sipas tij, në komunitetin e futbollit kosovar nuk ka shumë njerëz që kanë luajtur në nivele të larta.

”Duhet të ndërrohet kjo mendësi, duhet me qenë më bashkëpunëtor, të pyesin më shumë, të paktën për futboll ligjerata ditën dhe natën ju mbaj. Për futboll ne vijmë nga një tjetër nivel, ne flasim me argumente kur flasim për Dakun e atë tjetrin, nuk flasim që kemi qejf, edhe nuk dëgjon askush. Kur flasim për një çështje të futbollit ne flasim me argumente. Edhe pak jemi në Kosovë që kemi luajtur në ato nivele të futbollit,” tha Munishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat