Sa afër kualifikimit është Shqipëria?

Futboll

Sa afër kualifikimit është Shqipëria?

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Kombëtarja e Shqipërisë është gati të arrijë për herë të dytë në histori kualifikimin për në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që vitin e ardhshëm do të mbahet në Gjermani.

Aktualisht “Kuqezinjtë” janë në vendin e parë të grupit E me 13 pikë.

Atyre iu duhet t’i zhvillojnë edhe dy lojë deri në fund të kampanjes.

Më 17 nëntor do të luajë si mysafire e Moldavisë dhe pastaj do të jetë nikoqire e Ishujve Faroe, më 20 nëntor.

Por, sa afër është Shqipëria të kualifikohet në “EURO 2024”?

Sipas renditjes së tanishme në grup, veç fitores kombëtares shqiptare do t’i mjaftonte një pikë ndaj Moldavisë, për të siguruar edhe matematikisht një vend në “Euro 2024”.

Në rastin tjetër, skuadra e trajnerit Sylvinho do të kualifikohet si e para e grupit nëse fiton të lojët e mbetura.

Shqipëria mund të kualifikohet po ashtu edhe nëse pësojnë humbje ndaj Moldavisë, por mposhtin pastaj Ishujt Faroe.

Në fund, nëse ekipet kombëtare kanë pikët e barabarta, do të shikohen ndeshjet direkte, e që Shqipëria qëndron më mirë edhe në këtë aspekt.

“Kuqezinjtë” mund të kualifikohen edhe duke pësuar humbje edhe në dy ndeshjet e mbetura.

Por, kushti është që ndaj Moldavisë të humbasë me një gol diferencë dhe ndeshjet tjera; Poloni – Republika Çeke dhe Republika Çeke – Moldavi të përfundojnë pa fitues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat