​Euro 2024/ Top lojtarët që rrezikojnë të mos marrin pjesë

Futboll

​Euro 2024/ Top lojtarët që rrezikojnë të mos marrin pjesë

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 14:47
​Euro 2024/ Top lojtarët që rrezikojnë të mos marrin pjesë

Ndeshje pas ndeshje, thuajse po arrijmë në përfundim të kualifikueseve për Kampionatin e ardhshëm Evropian të futbollit.

Nëse do të duhej të bënim një bilanc tani, ka shumë lojtarë të klasit botëror që do të humbnin këtë Kampionat Evropian. Është e qartë se duhet marrë parasysh opsioni i playoff-it, që do të thotë se kushdo që përfundon i treti në grup ka mundësinë të kualifikohet tutje, të gjitha të lidhura me rezultatet në Ligën e Kombeve dhe pikët e grumbulluara gjatë rrugës.

Duke u rikthyer te lojtarët që mund të mungojnë në Euro 2024, Polonia e Leëandoëskit është sigurisht në rrezik, duke kaluar te Hollanda e Virgil Van Dijk, përcjellë KosovaPress..

Kroacia e Modric dhe shokëve të tij është gjithashtu në rrezik, aktualisht në vendin e tretë me Uellsin që zë vendin e dytë në grupin D dhe Turqinë e Montellës tashmë të kualifikuar.

E njëjta gjë vlen edhe për Suedinë, e cila në rast të dështimit për të fituar sot kundër Belgjikës, mund t'i thotë lamtumirë kualifikimit direkt, duke pasur parasysh paraqitjen e shkëlqyer të Austrisë në Grupin F. Pas disfatës së djeshme ndaj Spanjës, Norvegjia e gjen veten pesë pikë prapa vendit të dytë, Skocisë dhe për rrjedhojë Haaland dhe ekipi i tij gjithashtu rrezikojnë të humbasin pjesëmarrjen në Euro 2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat