Pasi mori iniciativën për të anuluar ndeshjen, Lindelof: Është e tmerrshme

Futboll

Pasi mori iniciativën për të anuluar ndeshjen, Lindelof: Është e tmerrshme

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 00:41
Lindelof

Ndeshja mes Belgjikës dhe Suedisë, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”, u anulua sonte pas zhvillimit vetëm të pjesës së parë.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje u zhvillua dhe u mbyll 1:1, por pjesa e dytë nuk ka nisur fare.

Pjesa e dytë nuk nisi pasi ekipi kombëtar i Suedisë ka refuzuar të kthehet në fushë.

Ky refuzim i tyre erdhi pasi ata morën lajmin që dy shtetas suedezë janë qëlluar për vdekje në Bruksel.

UEFA pastaj doli me njoftim zyrtar, në të cilin thuhej: “Pas një sulmi të dyshuar terrorist në Bruksel mbrëmjen e sotme, pas konsultimit me dy ekipet dhe autoritetet lokale të policisë është vendosur që të anulohet ndeshja kualifikuese e UEFA EURO 2024 mes Belgjikës dhe Suedisë. Komunikimi i mëtejshëm do të bëhet në kohën e duhur”.

Kapiteni i Suedisë, Victor Lindelof, ishte ai që mori iniciativën për të diskutuar me shokët e ekipit nëse donin ta përfundonin ndeshjen, zbuloi trajneri Janne Andersson.

Rreth kësaj Lindelof tha: “Kam folur me lojtarët e tjerë të ekipit se si ndiheshin dhe më pas ndjeva se doja të flisja me lojtarët belgë. Unë shpjegova se si e shikonim situatën. Ne ishim shumë të qartë se nuk donim të vazhdonim të luanim dhe lojtarët belgë u pajtuan plotësisht me këtë”.

29-vjeçari pastaj shtoi: “Ka lojtarë që kanë familje dhe miq atje, dhe ne donim të kujdeseshim për tifozët tanë. Ata që kishin familjarë apo miq këtu donin të përpiqeshin të lidheshin drejtpërdrejt me ata njerëz që të ishin mirë. Njerëzit u shqetësuan, por ekipi ynë i sigurisë e shpjegoi shumë mirë. Ne jemi të sigurt këtu”.

Për faktin se dy suedezë u qëlluan për vdekje, mbrojtësi i Manchester United tha: “Është e tmerrshme. Nuk di vërtet çfarë të them për këtë. Tifozët tanë do të thonë shumë për ne dhe duam që ata të jenë mirë dhe të sigurt”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat