Allegri humb për 20 ditë “ushtarin” e besuar

Futboll

Allegri humb për 20 ditë “ushtarin” e besuar

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 14:22
Allegri

Pauza e kombëtareve sjell gjithnjë shqetësime fizike te futbollistët, probleme që më pas i vuajnë klubet. Këshu ndodh edhe në shtëpinë e Juventus, aty ku Danilo pësoi një dëmtim në sfidën e Brazilit me Venezuelën.

Raportimet e para ishin shqetësuese për kapitenin e bardhezinjve, megjithatë së fundmi flitet për një pauzë prej 20 ditësh.

Kështu, trajneri Massimiliano Allegri nuk do të ketë në dispozicion një nga besnikët e tij për ndeshjet me Milanin, Veronën, Fiorentinën dhe Cagliarin. Në fakt, për sfidën me sardët, Danilo edhe mund të rikuperojë.

Megjithatë, stafi mjekësor i “Zonjës së Vjetër” nuk e ka ndërmend ta rrezikojë 32-vjeçarin, edhe për shkak se trajneri Allegri kërkon ta ketë me patjetër në organikë për ndeshjen me Interin më datë 26 nëntor. Kështu, Danilo do të humbasë grumbullimin e radhës me kombëtaren “Selecao” e pritet të rikthehet në fushë plotësisht i riaftësuar në fundin e muajit nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat