Jorginho: Arsenali është familje e madhe

Futboll

Jorginho: Arsenali është familje e madhe

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 14:46
Arsenali

Mesfushori i Arsenalit, Jorginho e pranon se ishte nervoz kur ishte transferuar në “Emiratës”  nga Chelsea në janarin e kaluar.

Reprezentuesi italian thotë se nuk ishte i sigurt se do të trajtohet kaq mirë nga tifozët e Arsenalit duke pasur parasysh rivalitetin me Chelsean.

“Arsenali është familje e madhe ku të gjithë ndihen të përfshirë dhe kjo është meritë e klubit.

Kur të gjithë janë të bashkuar kjo është një ndjenjë vërtetë shumë e bukur”, tha Jorginho.

“Dua të them se pritja e ngrohtë nga tifozët ishte shumë e rëndësishme për mua, sepse duhet të jem i sinqertë, e dini çfarë do të thotë të vish nga Chelsea.

Pastaj sapo mbërrita, e ndjeva pritjen e ngrohtë nga njerëzit në terrenin stërvitor, nga tifozët në rrugë, në stadium dhe në mediat sociale.

Kjo më bëri që lehtë të integrohem në skuadër. Tani jam këtu dhe po përpiqem t'i ndihmoj lojtarët e rinj të ndjekin të njëjten rrugë”, ka theksuar Jorginho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat