FC Prishtina: Kjo ndeshje ka për synim që të afrojë bashkatdhetarët tanë 

Futboll

FC Prishtina: Kjo ndeshje ka për synim që të afrojë bashkatdhetarët tanë 

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 15:51
FC Prishtina:

Skuadra me renome Prishtina ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura në prag të ndeshjes së Superkupës së Diasporës, ku ndeshet me Kastriotin nga Stukenbrock, fitues i Kupës për Gjermani.

Ndeshja pritet të jetë e mirë dhe luhet në Kampin Nacional në Hajvali.

“Si fituese e Kupës së Kosovës, FC Prishtina do të përballet me fituesin e Kupës së Kosovës për Gjermani, FC Kastrioti Stukenbrock. 

Ndeshja do të zhvillohet të mërkurën në ora 13:00 në Kampin Nacional në Hajvali.

Ky aktivitet është tradicional tash e disa vite dhe organizohet nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Kjo ndeshje ka për synim që të afrojë bashkatdhetarët tanë me vendlindjen, por njëherësh të promovojë pasionin dhe talentin e futbollit të bashkatdhetarëve tanë në Diasporë”, njofton FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat