Brambati: Conte, trajner i duhur për Romën

Futboll

Brambati: Conte, trajner i duhur për Romën

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 17:00
Mourinho e Conte

Agjenti i njohur Massimo Brambati mendon se Antonio Conte mund të jetë pasues i denjë i Jose Mourinhos te AS Roma.

Strategu portugez duket se në fund të këtij sezoni, do të largohet nga kryeqyteti italian.

Agjenti Brambati mendon se projekti i Romës është serioz dhe i përshtatshëm për Conte-n.

“Roma ka shumë hapësirë për t'u përmirësuar.

Nëse merr dikë si ai, gjerat mund të përmirësohen akoma më shumë”, ka thënë Brambati.

Sipas tij, Conte, do të donte të punonte me yjet si Romelu Lukaku dhe Paulo Dybala.

"Ai dëshiron të punojë me Romelu Lukakun dhe Paulo Dybala. Për mua ata ende duhet të përmirësohen”, ka thënë agjenti Brambati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat