Ronaldo kryeson listën e golashënuesve për vitin 2023

Futboll

Ronaldo kryeson listën e golashënuesve për vitin 2023

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 17:10
Ronaldo, Haaland e Mpappe

Ronaldo kryeson listën e golashënuesve për vitin 2023!

Cristiano Ronaldo uk ka ndërmend të ndalet. Portugezi nuk njeh limite dhe moshë teksa në sfidën e fundit kualifikuese të luzitanëve për Euro 2024, shënoi një dygolësh në ndeshjen e fituar 5-0 ndaj Bosnjë-Hercegovinës në transfertë.

Mes Kombëtares dhe Al Nassr, këto dy gola e dërgojnë CR7 në kuotën e 40 realizimeve për vitin 2023 duke lënë pas edhe emrat kryesorë të Kontinentit Europian si Erling Haaland në kuotën e 39 golave si dhe Kylian Mbappe që ka realizuar deri më tani 35 gola.

Viti do edhe dy muaj që të mbyllet e mesa duket Cristiano Ronaldo do të luftojë deri në fund për të qenë ai golashënuesi më i mirë në 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat