Italia përballet me Anglinë në ”Wembly”

Futboll

Italia përballet me Anglinë në ”Wembly”

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 17:27
Italia

Italia sonte do të luajë një takim mjaft të rëndësishëm në rrugëtimin drejt Europianit Gjermani 2024, pasi do të sfidojë Anglinë kryesuese të grupit në “Vembli”.

Skuadra e kaltër vjen me karikimin maksimal, pasi triumfoi 4-0 ndaj Maltës, teksa për sfidën ndaj “tre luanëve” në transfertë, Luciano Spalletti ka përgatitur plot 8 ndryshime në formacionin bazë.

Përveç Donarumës, Barrellas dhe Berardit, në repartet tjera pritet të ketë ndryshime, me Italinë që do të kërkojë të mos dalë pa pikë në transfertën angleze, në mënyrë që të mos komplikojë rrugëtimin e saj drejt Euro 2024-ës.

Ndërkohë nga ana tjetër, edhe nëse futbollistët e Southgejt nuk mund ta kryejnë punën sonte për të siguruar Europianin, ata do të kenë dy shanse të tjera për t’u kualifikuar në “Euro 2024” me ndeshjet kundër Maltës dhe Maqedonisë së Veriut muajin e ardhshëm.

Ndeshja ndërmjet Anglisë dhe Italisë luhet sonte, duke nisur nga ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat