Shqipëria godet fuqishëm Bullgarinë e Krstajiqit, Petkov kap për fyti Asanin

Futboll

Shqipëria godet fuqishëm Bullgarinë e Krstajiqit, Petkov kap për fyti Asanin

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 17 tetor 2023 Në ora: 17:38 Përditësuar në ora: 19:53 më 17.10.2023
Pamje kur Petkov e kap për fyti Jasir Asanin

Shqipëria më e mirë se Bullgaria

Shqipëria ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Bullgarisë, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Mbi 13 mijë shikues ishin në stadium dhe panë lojë të mirë.

Një rast skandaloz ndodhi në minutën e 51-të. 

Një gjest i pahijshëm i futbollistit bullgar, Marin Petkov, duke e kap për fyti Jasir Asanin.

Për habi Petkov u ndëshkua vetëm me karton të verdhë nga gjyqtari  nga Kosova Mervan Bejtullahu.    

Në minutën e 41-të, Qazim Laçi u jep epërsinë kuqezinjve. 

Mario Mitaj, që lëviz në mënyrë perfekte shërben për Uzunin dhe më pas topi shkon te Laçi, që e ka të lehtë ta shtyjë në rrjetë.

Në minutën e 81-të, Ernest Muçi nga rreth 25 metra me një goditje të fortë e në këndin e djathtë, thellon fitoren në 2:0.

Shqipëria ka treguar lojë shumë më të mirë. duke arritur një fitore luksi.

Shqipëria e Silvinhos po shkëlqen dhe ajo që bie në sy, në çdo ndeshje shënojnë nga distanca, kur nuk shënon Asani e Bajrami, shënon Muçi.   

Shqipëria goditi fuqishëm Bullgarinë e (selektor) serbit Mlladen Krstajiqit. 

Shqipëria – Bullgaria 2:0

Stadiumi "Air Albania" në Tiranë.

Shikues: 13.000.

Shënues: Laçi (41'), Muçi (81').

Kartona të verdhë: Asani, MItaj - Antov, Petkov e Gruev.

Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Mihaj, Ajeti (Veseli 46'), Balliu, Laçi (Gjasula 61')i, Asllani (Ramadani 90'), Bajrami (Muja 46'), Asani (Çuni 54'), Uzuni dhe Muçi.
Bullgaria: Mitov, Petkov, Antov, A. Petkov, M. Petkov (Galchev 62'), L. Petkov (S. Ivanov 78'), Gruev (Kraev 86'), Turitsov (Popov 46'), Delev (Minchev 36'), Rusev (M. Ivanov 46') dhe Despodov.

Atmosferë e mirë

(E plotësuar) - 89' Minutat e fundit.

Shqipëria – Bullgaria 2:0

Stadiumi "Air Albania" bë Tiranë.

Shikues: 13.000.

Shënues: Laçi (41'), Muçi (81').

Kartona të verdhë: Asani, MItaj - Antov, Petkov e Gruev.

Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Mihaj, Ajeti (Veseli 46'), Balliu, Laçi (Gjasula 61')i, Asllani (Ramadani 90'), Bajrami (Muja 46'), Asani (Çuni 54'), Uzuni dhe Muçi.
Bullgaria: Mitov, Petkov, Antov, A. Petkov, M. Petkov (Galchev 62'), L. Petkov (S. Ivanov 78'), Gruev (Kraev 86'), Turitsov (Popov 46'), Delev (Minchev 36'), Rusev (M. Ivanov 46') dhe Despodov.

85' Shqipëria drejt fitores.

81' Ernest Muçi nga rreth 25 metra me një goditje të fortë e në këndin e djathtë, thellon epërsinë në 2:0.

77' Kartona të verdhë: Asani, MItaj - Antov, Petkov e Gruev.

Duhet theksuar se ka qenë një gjest i shëmtuar i Marin Petkov në minutln e 51-të, kur e kapi për fyti Jasir Asanin dhe për çudi shpëtoi vetëm me kartonë të verdhë!  

73' Shqipëria e ruan epërsinë.68' Shqipëria po kërkon edhe golin e radhës.

60' Shqipëria dominuese.

56' Lojë paksa me tensine.

50' Tensione në fushë, Marin Petkov kap për fyti lojtarin Asani. Ghyqtari e ndëshkon vetëm me karton të verdhë.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë e miqësores Shqipëri - Bullgari..

44' Një lojë e mirë.41' Qazim Laçi nga afërsia e me goditje të fortë trondit Bullgarinë e selektorit Krstajiq. 

38 'Lojë e mirë.

34' Një lojtar bullgar lëndohet.

31' Shqipëria edhe pse po dominon ende nuk po shënon.27' Shqipëria e do me ngulm golin.

21' Nuk ka ende gola.

18' Lojë e hapur.

14' Shqipëria e kërkon golin përmes Jasir Asanit.

Gjithçka gati.11' Shqipëria po sulmon.

7' Kuqezinjtë tentojnë të marrin iniciativën.

4' Lojë e kujdesshme.

1' Fillon ndeshja.

Një portier i Superiores në stolin e Kombëtares

Portieri Elhan Kastrati nuk do të jetë prezent në ndeshjen miqësore të Shqipërisë me Bullgarinë, që luhet këtë të martë duke nisur nga ora 18:00 në “Air Albania.

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se Kastrati është i sëmurë me grip dhe nuk mund të jetë në këtë miqësore.

Për këtë arsye trajneri Sylvinho ka ftuar një portier të Kategorisë Superiore në ndeshjen ndaj Bullgarisë.

Portieri i Egnatias, Alen Sherri do të jetë në stol për ndeshjen Shqipëri-Bullgari, duke u bashkuar për here të parë me kombëtaren “kuqezi”.

Shqipëri - Bullgari, sa bileta janë shitur?

Ndonëse thjesht një test miqësor, tifozët nuk e lënë asnjëherë vetëm kombëtaren kuqezi, teksa SuperSport mëson se deri pak orë para ndeshjes janë shitur 15 mijë bileta për ndeshjen me Bullgarinë dhe gjasat janë që të kalohet shifra e 17 mijë biletave deri në startin e takimit.

Fill pas fitores me Çekinë, ku kuqezinjtë hodhën një këmbë në Europianin e Gjermanisë, u rrit ndjeshëm interesi edhe për miqësoren ndaj Bullgarisë, aty ku Sylvinho do të ketë mudnësi të shohë në fushë një pjesë të futbollistëve që kanë luajtur më pak gjatë kësaj kohe.

Kjo do të jetë miqësorja e parë e trajnerit Sylvinho në stolin e Shqipërisë, me brazilianin që debutoi në ndeshjen eliminatore ndaj Polonisë në Varshavë, në mars të këtij viti dhe që atëherë ka drejtuar skuadrën në 6 takime eliminatore.

Sylvinho bën 6 ndryshime te kuqezinjtë, ja formacioni zyrtar për Bullgarinë

Sylvinho bën 6 ndryshime te kuqezinjtë, ja formacioni zyrtar për Bullgarinë!

Më në fund një miqësore. Pas 6 ndeshejsh zyrtyare, ku ka marrë 13 pikë dhe kryeson grupin eliminator të Gjermani 2024, Shqipëria e Sylvinhos do të përballet me Bullgarinë në një test miqësor në “Air Albania”.

Trajneri Brazilian ka ndarë mendjen për formacionin që do të hedhë në fushë, teksa krahasuar me ndeshjen ndaj Çekisë në eliminatore, ka bërë 6 ndryshime në 11-shen e titullarëve.

Kështu kanë shansin të tregojnë cilësitë e tyre Strakosha në portë, Balliu e Mihaj në mbrojtje, Laçi në mesfushë dhe Muçi e Uzuni në sulm, teksa nga ndeshja me Çekinë konfirmohen vetëm Ajeti, Mitaj, Asllani, Bajrami e Asani.

Shqipëria do fitore ndaj bullgarëve 

Shqipëria është gati për miqësoren me Bullgarinë.

Ndeshja miqësore luhet sot në orën 18.00.

Në stadiumin “AIr Albania” pritet atmosferë e bukur futbolli.

Shqipëria - Bullgaria 

Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Mihaj, Ajeti, Balliu, Laçi, Asllani, Bajrami, Asani, Uzuni dhe Muçi.
Bullgaria: Mitov, Petkov, Antov, A. Petkov, M. Petkov, L. Petkov, Gruev, Turitsov, Delev, Rusev dhe Despodov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat