Muçi: Çdo futbollist ka dëshirën të bëjë sa më mirë

Futboll

Muçi: Çdo futbollist ka dëshirën të bëjë sa më mirë

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 20:58
Ernest Muçi - majtas

Ernest Muçi realizoi një gol spektakolar në miqësoren me Bullgarinë. Në intervistën pas ndeshjes, sulmuesi i Legias foli për pozicion që i pëlqen më shumë në fushë.

Luajte në disa pozicione, ku ndihesh më mirë?

Me trajnerin kam folur për pozicionin, më mirë ndihem te pozicioni numër 10, sulmues i dytë, por te klubi luaj ndryshe. Sot u provave në krahun e majtë dhe në qendër. Për Kombëtare luaj në çdo pozicion, mjafton të fitojmë.

E ndjen veten se je pjekur më shumë?

Çdo futbollist ka dëshirën të bëjë sa më mirë.

Duhet të bëj sa më mirë në klubin tim dhe pastaj në Kombëtare. Shpresoj të jem në vazhdimësi pjesë e Kombëtares dhe të bëj mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat