Triumfon me Bullgarinë pas 73 vitesh pritje

Futboll

Triumfon me Bullgarinë pas 73 vitesh pritje

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 21:48
Pamje nga ndeshja

Shqipëria e trajnerit Silvinjo është e destinuar mesa duket që të thyej rekorde dhe barriera që i kanë mbajtur të ndryshuar kuqezinjtë për dekada me radhë.

Pas rënies së mitit të pathyeshmërisë së Polonisë dhe Çekisë me Shqipërisë, sonte e ka pasur radhën Bullgari, edhe pse në ndeshje miqësore, që të mundet më në fund nga Shqipëria.

Pas 73 vitesh kuqezinjtë arrijnë që të fitojnë ndaj Bullgarisë.

Për herë të fundit Shqipëria kishte fituar ndaj bullgarëve po në një ndeshje miqësore, pikërisht më 4 qershor 1950 në shifrat 2-1. Natyrshëm lind pyetja: Kush e ka radhën?.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat