Tifozi trim hungarez mbajti flamurin e Kosovës para mijëra tifozëve serbë, sigurimi mezi e ndali

Futboll

Tifozi trim hungarez mbajti flamurin e Kosovës para mijëra tifozëve serbë, sigurimi mezi e ndali

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 21:55
Pamje nga rasti në stadium

Lojtarët e Serbisë janë duke e zhvilluar sonte ndeshjen kryesore të kualifikimeve me Malin e Zi, ndeshja e parafundit e eliminatoreve për Kampionatin Evropian në Gjermani.

Tri ditë më parë, Serbia u mposht në “Pushkas Arena” nga Hungaria me rezultat 2:1.

E si gjithnjë deri më tash, tifozët serbë tentuan të brohoritnin slogane anti-Kosovë, mirëpo ishin hungarezët që nuk lejuan të dëgjohej zëri i tyre.

@ballkani.info Tifozi trim hungarez mbajti flamurin e Kosovës 🇽🇰 para tifozëve serbë në ndeshjen Hungari-Serbi. Sigurimi mezi e ndali #kosova #kosova #hungary #hooligans #budapest #albania #shqiperia #viralvideo #football #prishtina #tirana ♬ original sound - Ballkani.info

Këtë e tregon rasti i një tifozi i cili erdhi me veshje hungareze dhe shtriu një shall me mbishkrimin Kosova dhe flamurin e shtetit që serbëve dhe Serbisë iu ‘dhemb koka’ saherë e shohin.

Në transmetimin televiziv nuk është parë fansi hungarez me flamur të Kosovës.

Ndërkohë, sigurimi i stadiumit, duke tentuar që mos të lejoj provokime, kanë reaguar me shpejtësi, duke e keqtrajtuar tifozin dashamirës të Kosovës.

Kjo sjellje e sigurimit ngjalli reagime te trifozët tjerët, të cilët reaguan ashpër ndaj tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat