Nuk përmbahet Reijnders

Futboll

Nuk përmbahet Reijnders

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 23:55
Milani

Tijjani Reijnders ka folur pas fitores së Holandës ndaj Greqisë, për ecurinë e tij te skuadra e Milanit dhe qëllimet që kanë.

Holandezi nuk u përmbajt ndërsa u shpreh se Milan synon të fitojë si titullin kampion të Serie A, po ashtu edhe Champions League-n.

“Ne jemi një ekip me shumë cilësi. Ajo që duam është të fitojmë titullin e Serie A.

Jemi në një moment të mirë.

Tani kemi tre ndeshje të vështira, por kam besim se mund t’i fitojmë.

Ne jemi një ekip i shkëlqyer, ne mund të fitojmë kampionatin dhe Champions League-n po ashtu”-u shpreh Reijnders.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat