Tonali ka vënë bast për Milanin

Futboll

Tonali ka vënë bast për Milanin

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 11:28
Tonali

Ditën e djeshme, Nicolo Fagioli, lojtari i Juventus, pranoi fajin dhe skualifikimin prej shtatë muajsh për çështjen e basteve, por skualifikimi i Sandro Tonalit rrezikon të jetë shumë më i gjatë.

Mesfushori italian u mor në pyetje dje për gati tre orë nga zyra e prokurorisë federale dhe, sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, ai u raportua në organin e drejtësisë sportive dhe pranoi jo vetëm se kishte vënë baste në futboll, por edhe se kishte bërë një gjë të tille me ish-skuadrën e tij, Milanin dhe kjo do ta përkeqësonte më shmë situatën e tij.

Sipas raportimit nga media italiane, shkelja e pretenduar ndaj Tonalit nuk do të ishte ajo e kundravajtjes sportive, por do të mbetej brenda kufijve të nenit 24 të Kodit të Drejtësisë Sportive, që ndëshkon lojtarët të cilët kanë vënë baste për futbollin me një dëmin minimal prej tre vjetësh.

Para së gjithash, shpjegon “La Gazzetta”, nëse bastet për Milanin do të konfirmoheshin, sanksioni fillestar nga Prokuroria sigurisht që do të ishte më shumë se tre vite dhe më pas duke pasur parasysh se Tonali është treguar bashkëpunues, mund të përfitonte nga disa rrethana lehtësuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat