Roberto hyn në listën e të lënduarve, humbet “El Clasicon”

Futboll

Roberto hyn në listën e të lënduarve, humbet “El Clasicon”

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 16:09
Roberto

Lista e të lënduarve te Barcelona vazhdon e rritet.

Kapiteni i skuadrës, Sergi Roberto, ka pësuar një lëndim dhe me shumë gjasa do të humbas përballjen me Real Madridin, shkruan lajmi.net.

Roberto ka pësuar një lëndim muskulor sot dhe është jashtë fushës derisa të rikuperohet.

“Lojtari i ekipit të parë Sergi Roberto ka një dëmtim të muskulit të shputës në këmbën e djathtë dhe nuk do të jetë në gjendje të luajë derisa problemi të largohet”, thuhet në deklaratë.

Sipas, SPORT, Sergi Roberto do të humbasë ndeshjen e së dielës në La Liga kundër Athletic Club dhe me shumë gjasa edhe ndeshjen me Real Madridin, por kjo do të varet nga rikuperimit.

Duke pasur parasysh se si Joao Cancelo ka luajtur pa pushim për klubin dhe kombëtaren dhe Jules Kounde është i lënduar, Roberto, i cili mund të luajë sezonin e tij të fundit në Barcelonë , mund të ketë pasur minuta ose kundër Athletic ose Shakhtar.

Por spanjolli tani do të humbasë përballjen e fundjavës dhe mbetet për t’u parë nëse ai do të rikuperohet në kohë për ndeshjet e javës së ardhshme.

Te skuadra spanjolle të lënduar janë edhe Pedri, Kounde, Frenkie de Jong, Robert Leëandoëski, Raphinha, Lamine Yamal dhe Balde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat