Manchester United pas Modriçit

Futboll

Manchester United pas Modriçit

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 16:39
Luka Modriç

Manchester United mund të bëjë një lëvizje befasuese për të transferuar mesfushorin e Real Madridit, Luka Modriç.

Kroati s’është i lumtur me minutat nën urdhrat e Carlo Ancelottit, gjë që e ka lënë të kuptohet publikisht.

Sipas “OkDiario”, Man United është duke e shqyrtuar mundësinë për të nënshkruar me Modriç, që mund t’iu ndihmojë edhe lojtarëve të rinj.

“Modriç nuk e di si sezoni do të shkojë.

Ka skuadra që janë të interesuara dhe një ndër to është Manchester Unitedi”.

“Problemi i tyre i vetëm është se janë në pozitën e fundit në Ligën e Kampionëve dhe kështu s’do të mund të merrnin pjesë në fazën e eliminimit direkt”.

“Manchester United ka interesim për kroatin vetëm nëse largohet në janar. Ai dëshiron të luaj dhe ankohet për minutazhë”, deklaroi së fundmi gazetari Edouard Inda.

Ndërkohë, Real Madrid do ta lejojë Modriçin të vendosë për të ardhmen pasi fokusi i tyre është te yjet e rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat