Pezullohet për shtatë muaj

Futboll

Pezullohet për shtatë muaj

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 19:14
Pamje nga një ndeshje

Mesfushori i Juventusit, Nicolo Fagioli është pezulluar nga futbolli për shtatë muajt e ardhshëm.

Federata Italiane e Futbollit nuk e ka falur përfshirjen e futbollistit në skandalin e basteve që ka pllakosur futbollin italian. 

Ai paraprakisht duke qenë subjekt hetimi ishte larguar nga grumbullimi i Kombëtares italiane për ndeshjet e vlefshme të Euro 2024, ku Italia fitoi kundër Maltës dhe pësoi humbje nga Anglia.

Gjithashtu Newcastle United ka konfirmuar të mërkurën se në lidhje me bastet e paligjshme edhe Sandro Tonali është nën hetim.

Fagioli u ka kërkuar falje tifozëve të futbollit përmes një postimi në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat