“Donin të më thyenin këmbët”, Fagioli me dëshmi tronditëse për skandalin e basteve

Futboll

“Donin të më thyenin këmbët”, Fagioli me dëshmi tronditëse për skandalin e basteve

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 20:20
Nicolò Fagioli

Në procesverbalin e deklaratave të Nicolò Fagiolit para prokurorëve për çështjen e basteve, del në pah dëshpërimi i një djali që vuan nga sëmundja e lojërave të fatit.

“Më kërcënuan se do më thyenin këmbët, por nuk kam vënë kurrë bast për Juventusin apo Cremonese, skuadrat ku kam luajtur. sepse situata ishte aq e padurueshme sa që në Sassuolo, sapo dola nga fusha fillova të qaja para kamerave duke menduar për problemet e mia të lidhura me borxhet e basteve ", ka thënë Fagiolit në njërën nga deklaratat e tij para prokurorëve që po hetojnë fenomenin e përfshrijes së disa lojtarëve italian në baste.

Situata në të cilën ishte futur e detyroi Fagiolin të bënte një sërë gënjeshtrash, të kërkonte para për të marrë hua, qoftë edhe nga shokët e skuadrës dhe të vuante kërcënime nga personazhe të rrezikshëm. Fagioli u mor në pyetje nga prokurorët në qershor, më pas u raportua në federatë. Dhe, siç raporton “Repubblica”, ai i deklaroi prokurorit federal se filloi duke u fokusuar te tenisi dhe më pas, nga shtatori i vitit të kaluar, duke u detyruar të kthente shuma të mëdha në platforma të ndryshme, filloi me futbollin për t'u rikuperuar, përcjellë KosovaPress.

Borgjet e tij shkuan deri në 250 mijë euro dhe Fagioli fillon të vë baste për gjithçka, përfshirë futbollin. Në fund, mes platformave legale dhe ilegale, agjencive të ndryshme dhe bankave të paligjshme, ai arrin rreth 3 milionë euro borxhe.

Më pas ai fillon të marrë hua nga shokët e tij të skuadrës, si Gatti dhe Dragusin, pa zbuluar arsyen, duke thënë se duhet të blejë disa orë, por se llogaria e tij është bllokuar nga nëna e tij. 40 mijë euro secila.

Varësia nga bixhozi e ka origjinën nga një kamp stërvitor në Tirrenia me ekipin U-21. Fagioli sheh mikun dhe shokun e tij të skuadrës Tonali duke vënë baste në një faqe të paligjshme bastesh. Ish-lojtari i Milanit e ndihmon atë të regjistrohet përmes një llogarie. Nga aty fillon gjithçka:

"Unë kam vënë baste për fituesin e një ndeshjeje, ose për rezultatin, kurrë për emrin e golashënuesit apo për rezultatin e saktë. E bëra nga mërzitja, kisha shumë kohë të lirë", thotë ndër të tjera në deklaratën e tij Fagioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat