Komentatori në Poloni habit: Të ishte për mua, në grupin tonë nuk do të jepja 2 bileta

Futboll

Komentatori në Poloni habit: Të ishte për mua, në grupin tonë nuk do të jepja 2 bileta

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 22:04
Sebastian Chabiniak

Shqipëria po arrin rezultate fantastike nën drejtimin e Silvinjos.

Kuqezinjtë janë thuajse të siguruar për kalimin në grupet e Europianit.

Ndërkohë, për ta siguruar matematikisht kërkohet edhe një pikë në ndeshjet kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Komentatori në Poloni, Sebastian Chabiniak i ka habitur të gjithë me komentin e dhënë.

Pavarësisht se të gjithë polakët shpresojnë për kualifikimin, Sebastian u shpreh se nëse do të ishte në dorën e tij, në grupin tonë, do të jepte vetëm një biletë për kalimin më tej dhe ajo do t’i shkonte Shqipërisë.

“Shqipëria është i vetmi ekip në grupin tonë që e meriton kualifikimin në grupet e Europianit të Gjermanisë.

Polonia, Cekia dhe Moldavia janë Kombëtare të cilat unë nuk do t’ia jepja një biletë për të shkuar në fazën e grupeve, pavarësisht rezultateve që ato do të marrin deri në fund”, tha Sebastian Chabiniak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat