I bie të fikët dhe dëmtohet në kokë

Futboll

I bie të fikët dhe dëmtohet në kokë

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 22:20
Carlos Tevez

Momente frike të përjetuara në familjen e Carlos Tevez. Ish-sulmuesit të City-t, United e Juventusit i ka rënë të fikët në shtëpi, por fatmirësisht e ka marrë veten.

“Apache”, aktualisht trajner i Independientes, ka qenë viktimë e një sëmundjeje në orët e fundit e cila ka shkaktuar mjaft shqetësim.

Sipas asaj që është raportuar në Argjentinë nga Ole, Tevez fillimisht ka ndier marrje mendsh dhe më pas i ka rënë të fikët në tualetin e shtëpisë së tij, duke pësuar një dëmtim në fytyrë, konkretisht një të çarë në vetullën e majtë, aq sa i ka kushtuar disa qepje.

Pasi u shoqërua në spital nga një prej vajzave të tij, “Apache” mori trajtimin e nevojshëm dhe më pas u kthye në banesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat