Milanit humb një lojtar për shkak dëmtimi!

Futboll

Milanit humb një lojtar për shkak dëmtimi!

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 23:46
Samuel Chukwueze

Ndeshjet nderkombetare nuk mund te mos sillnin demtime, si gjithmonë…

Shume klube vazhdojne te vuajne nga keto impenjime dhe stermundimin e futbollistëve.

Milani gjithashtu ka humbur pikerisht perpara fundjaves dhe ndeshjes ndaj Juventusit nje futbollist.

Samuel Chukwueze eshte demtuar ne Nigeri para sfides ndaj Mozambikut dhe eshte kthyer ne Milanello per te vijuar kurimin. Ai ka pasur nje problem ne muskujt bicip te kofshes se majte dhe duhet pare shkalla e demtimit.

Nese do te jete shkalla e pare mund te jete me i lehte, ndryshe do te duhej me shume kohe. Sulmuesi i djathte kuqezi megjithate do te mungoje detyrimisht ndaj Juventusit dhe ne Champions ndaj PSG e Napoli-Milan sfiden e fundjaves se ardhshme.

Sakaq, lajmi i mire eshte se ne stervitje jane rikthyer Rade Krunic, Loftus Cheek dhe Pierre Kalulu, qe do te jene ne dispozicion te trajnerit per ndeshjet e ardhshme.

Chukwueze duket se nuk ka bere nje start te mire sezoni te Milani mes veshtiresise per te gjetur hapesira, ndikimit ne loje, gola dhe asist. Milani pagoi 20 mln euro dhe 7 bonuse per kartonin e tij. Ndaj Juventusit gjithashtu nuk do te luajne edhe Maignan dhe Theo Hernandez per shkak te skualifikimit si pasoje kartonesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat