“Nuk doja të luaja për para”, Hazard shpjegon arsyen e pensionimit

Futboll

“Nuk doja të luaja për para”, Hazard shpjegon arsyen e pensionimit

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Sulmuesi Eden Hazard ka shpjeguar se nuk po i pëlqente më të luante futboll andaj preferoi të pensionohej para se të zgjidhte paratë.

Belgu vlerësohet si një ndër lojtarët më të mirë në historinë e Premier League-s, mirëpo vitet e fundit te Real Madrid ishin të tmerrshme pasi ai asnjëherë s’e tregoi kualitetin e tij.

Së fundmi i pyetur së pse vendose të pensionohesh, Hazard deklaroi: “Gjithmonë kam thënë se do të ndaloj së luajturi sapo të mos kënaqem në fushë”.

“Nuk doja të shkoja diku tjetër të luaja për para. Nuk më pëlqente të stërvitesha... nuk luaja më. Vendimi ishte i thjeshtë”, deklaroi ai për “L’Avenir”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat