Braziliani karikon “djajtë e kuq”

Futboll

Braziliani karikon “djajtë e kuq”

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 14:07
Manchester United

Pas një sezoni të parë ku shkëlqeu me Manchester United (fituan edhe trofe), mesfushori brazilian Casemiro këtë vit po has vështirësi.

Edhe pse 31-vjeçari po mundohet të bëjë maksimumin në mesfushë, duket se ky sezon nuk është ai i duhuri për të dhe “djajtë e kuq”.

“Po hasim shumë vështirësi dhe nuk po arrijmë të dalim aty ku dëshirojmë e ku do trajneri”, tha mesfushori brazilian, që këtë sezon u ndëshkua edhe me karton të kuq në Champions League.

Lojërat e tij nuk kanë qenë në nivelin që pritej, duke sjellë dyshime edhe te trajneri Ten Hag.

“Po mundohem të japim më të mirën, por ndonjëherë gjërat nuk ecin. Shpresoj që shpejt situata të ndryshojë.

Prisja që të shplodhesha disi këto dy javë, por është e pamundur me ndeshjet e kombëtares në mes”, tha Casemiro, që edhe pësoi një dëmtim në ndeshjen ndaj Venezuela.

Këtë sezon, Csemiro ka luajtur në 11 ndeshje me Manchester United (4 gola), duke qenë protagonist në ndeshje e duke treguar luhatje në disa të tjera. “Ndonjëherë situata në fushë të prek dhe demoralizohesh, por është koha për të reaguar dhe ndihmuar njëri-tjetrin”, tha Casemiro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat