E cilësuan më të mirë se Cristiano Ronaldo, por tani ka përfunduar në burg

Futboll

E cilësuan më të mirë se Cristiano Ronaldo, por tani ka përfunduar në burg

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

Cristiano Ronaldo është padyshim portugezi më i mirë në histori.

Por 20 vite më parë të gjithë do të kishin vënë bast për një tjetër portugez para CR7-s. A mendoni se jam portugezi më i mirë? Prisni derisa të shihni Fábio Paím”, tha Cristiano Ronaldo në vitin 2003.

Por jo gjithçka shkoi mirë, pasi talenti përfundoi edhe në burg dhe shkatërroi karrierën në mënyrë të pabesueshme. Në gusht 2019, jeta e Fábio Paím mori një kthesë dramatike, kur u arrestua nga policia në Estoril për posedim të drogave të paligjshme (5 gram kokainë).

Futbollisti u mbajt për një vit në një qeli pranë “Cidade do Futebol”, kompleksit të Federatës Portugeze të Futbollit, nga ku mund të shikonte Cristiano Ronaldon duke u stërvitur, me dyshimin për trafik droge, përpara se të shpallej i pafajshëm.

“Burgu në të cilin ndodhesha është pranë fushës ku stërvitet kombëtarja e Portugalisë, kështu që munda t’i shihja lojtarët duke u stërvitur çdo ditë për kualifikueset e ‘Euro 2020’.

Isha atje për një arsye, por i thoja vetes: Ah, Cristiano është atje.

Duhet të jem edhe unë atje … Burgu ishte vërtet i vështirë për mua dhe familjen time. Burgu nuk ishte vend për një fëmijë si unë”, kujton ai në një intervistë për “The Sun”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat